12.8 C
Skopje
E martë, 21 Mars, 2023

Saliu: Fajtor për ikjen e të rinjve është sistemi

Gazetari Furkan Saliu në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin ka vënë theksin tek sistemi shtetëror si faktor kryesor për ikjen e të rinjve nga vendi.

“Nuk është problemi tek profesionalizmi, por problemi është tek pasivizimi, tek sistemi që i ka pasivizuar edhe profesionistët. Nuk kemi mjekë të dobët, por aty ka humbur profesionalizmi. Aty ka humbur humanizmi. Nuk iu intereson për pacientët. Nuk i trajtojnë si qenie njerëzore, por i shohin si një numër nga ‘termini im’dhe duhet ta kalojë”, u shpreh mes tjerash gazetari, Furkan Saliu./KlanMacedonia

Të ngjajshme

Të fundit