9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Saliu: Zv/ministri Iseni përdor kabinetin si sallon pritjeje, ndërsa Toshkovski kap autorët e veprave penale

Në një zhvillim të fundit, zv/ministri i MPB, Astrit Iseni është kritikuar për përdorimin e kabinetit të tij si sallon për pritje dhe përcjellje, ndërsa, nga ana tjetër, ministri Toshkovski, dhe ekipi i tij kanë punuar deri në orët e vona të natës për të identifikuar dhe arrestuar autorët e veprave penale të ndodhura mbrëmë, është shprehur gazetari Furkan Saliu, informon POPULLI.mk

“Përderisa Toshkovski deri në 3 pas mesnatës me ekipin e tij ka punuar që ti identifikoj personat që kryen vepra penale mbrëmë dhe sot ato janë nën pranga, Zëvendësministri Astrit Iseni kabinetin e tij e përdor si sallon për pritje dhe përcjellje.
Pikërisht në Kumanovën e tij u dogj flamuri shqiptar mbrëmë nga persona që përdorin rrjete sociale dhe kanë podcast çdo javë.”

Ky incident ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht në lidhje me trajtimin e drejtësisë dhe përdorimin e resurseve shtetërore nga funksionarët qeveritarë.

Të ngjajshme

Të fundit