Zgjedhjet lokale të së dielës sollën një tronditje të madhe në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan POPULLI.mk.
Komuna e Sarajit, bastioni tradicional i BDI-së, u shndërrua në dëshpërimin më të madh të Blerant Ramadanit dhe Arben Taravarit, të cilët kishin investuar maksimalisht për ta mbajtur këtë komunë nën kontroll me mbështetje të Blerim Bexhetit.
Pavarësisht fushatës së ngjeshur, premtimeve të shumta dhe përfshirjes së plotë të strukturave partiake, rezultati ishte i qartë, AKI-ja pësoi një disfatë të rëndë, ndërsa VLEN arriti të rrëzonte një strukturë 16-vjeçare. / © POPULLI.mk



