14.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Saraji dhe Gazibaba me mungesë të ujit

Për shkak të fillimit të rikonstruimit të SP Saraj, faza e parë, sot prej orës 9:30 deri në orën 18 ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë banorët e vendbanimeve Saraj, Gllumovë, Matkë e Poshtme, Matkë e Epërme, Lubin dhe Arnaqi.

Siç bëri të ditur QRMK – Shkup, në fazën e parë të rikonstruimit do të bëhet zëvendësim i mbyllësve dhe komplet elektromotorët në fushën 3 dhe fushën numër 4 në komunën Saraj.

Për shkak të zëvendësimit të mbyllësit F-100 milimetra në rrugën “Dushan Taskoviq” 45 në lagjen Hekuranë, prej orës 8 pa ujë do të jenë një pjesë e banorëve të komunës Gazi Babë.

Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në sanimin e defekteve.

Të ngjajshme

Të fundit