24.8 C
Skopje
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Së shpejti pritet të bëhet e ditur e ardhmja e Enis Bardhit

Mesfushori i njohur shqiptar nga Shkupi, Enis Bardhi, ka marrë vendimin për të vazhduar karrierën e tij në kampionatin turk, edhe pse kishte disa oferta të rëndësishme nga klube evropiane dhe arabe, shkruan POPULLI.mk

Valencia, klubi spanjoll ku Bardhi ka shkëlqyer më parë, kishte shprehur interes të madh për ta rikthyer mesfushorin në La Liga, ndërkohë që ofertë serioze kishte ardhur edhe nga Al-Nassr i Arabisë Saudite, klubi ku aktivizohet ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, 10-tëshi i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të qëndrojë në Turqi, ku shihet si një lider brenda dhe jashtë fushës. Bardhi pritet të ketë një sezon të madh, duke qenë ndër mesfushorët më kreativë dhe vendimtarë të kampionatit turk, falë vizionit, shpejtësisë dhe goditjeve të tij precize që vazhdojnë të jenë armë kryesore të tij. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit