8.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Seancë gjyqësore për rastin “Durmo Turs”

Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot është caktuar seancë gjyqësore për rastin e aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”. Seanca pritet të vazhdojë me deklaratat e ekspertëve të cilët e kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit.

Aksidenti i autobusit ka ndodhur më 13 shkurt 2019, kur autobusi i “Durmo Tours” i cili lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar doli nga autostrada afër fshatit Llaskarcë. 16 udhëtarë humbën jetën dhe 37 u plagosën. Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik.

Të ngjajshme

Të fundit