Ziadin Sela, ka bërë të ditur fillimin e një seri takimesh me qytetarët, duke krijuar një platformë për të diskutuar sfidat dhe shqetësimet e tyre. Me përkushtim për t’u lidhur më afër me komunitetin dhe për të dëgjuar drejtpërdrejtë mendimet e njerëzve, Sela ka zgjedhur qytete të ndryshme ku do të zhvillohen këto bashkëbisedime. Ai e konsideron këtë qasje si një mënyrë për të forcuar komunikimin dhe për të thelluar mirëkuptimin mes partisë së tij dhe qytetarëve, informon POPULLI.mk
Takimi i parë do të zhvillohet më 2 nëntor në Teatrin Shqiptar në Shkup, ku do të mirëpriten shkupjanët që dëshirojnë të diskutojnë mbi çështjet e rëndësishme për ta dhe për vendin në përgjithësi.
Ky takim pritet të ofrojë një mundësi të veçantë për qytetarët e kryeqytetit që të adresojnë çështje të ndryshme, të japin sugjerime dhe të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e përbashkët. Nuk duhet harruar që para disa ditësh këto takime i filloi edhe BDI e cila veç nga Fronti Europian takoi qytetarët. Po këtë metodë e filloi edhe Ziadin Sela. / © POPULLI.mk




