20.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sela: Hymë në Qeveri sepse ASH-së nuk i konvenonin zgjedhjet!

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ishte i ftuar sonte në sezonin e ri të emisionit Click Plus në TV21, ku duke folur për situatën politike në vend, foli edhe për situatën në të cilën ndodhet partia e tij. Sela tha se duke parë rezultatin e fundit në Tetovë, ku ai e pranoi se ishte një rezultat katastrofik për ta, atëherë, sipas tij, e vetmja mënyrë për të shpëtuar partinë ishte ose të shkonin në zgjedhje ose të futeshin në qeveri, por kjo Aleancës nuk i shkonte për shtat duke parë gjendjen në të cilën ndodhej asaj kohe.

“Veprimet politike merren në bazë të situatës politike në të cilën ndodhemi. Nëse ne nuk futeshim në qeveri atëherë do të shkonim në zgjedhje, por kjo Alenacës për Shqiptarët nuk i shkonte për shtat duke parë rezultatin e fundit në Tetovë. Për mua personalisht më shumë ka qenë një sakrificë për të ndejtur në krye të ASH-së sesa ëndëra të jem kryetar i përjetshëm. Aleancës i duheshe kohë për të marrë veten dhe ne duheshe të fitojmë kohë për ta rimarrë veten. Bëmë një veprim që i shkonte për shtat Aleancës për Shqiptarët.”– tha Sela.

Të ngjajshme

Të fundit