38.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Sela: Nuk do ta përkrahim Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Ziadin Sela nga Fronti Europian në konferencën e sotme për shtyp akuzoi për mungesë transparence në procedurën e miratimit të Propozim ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në qeveri. Sela thotë se edhe pas miratimit në ekzekutiv, ligji nuk është i publikuar askund për t’u parë nga qytetarët, ndërsa do të dërgohet në Komision të Venecias.

“Nuk është bërë gjë tjetër, veç se është rregulluar me ligj keqpërdorimi që i bëhej Balancuesit. Në nenin 6-të të këtij pr/ligji, thuhet se çdo qytetarë në çdo moment ka të drejtë të deklarojë përkatësinë e tij etnike ashtu siç të dojë. Deklaratat e tipit që kjo çështje do të rregullohet me letërnjoftim, është klishe, është rrenë e madhe”, tha mes tjerash Sela.

Sela tha se opozita nuk do ta përkrah Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili dje u miratua nga Qeveria.

Sela tha se Qeveria nuk është transparente dhe se ligji nuk mund të gjendet askund. Ai gjithashtu i ftoi përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri, që të mos jenë vetëm dekor dhe t’i japin legjitimitet këtij ligji, i cili sipas tij, nuk është ligj por këndvështrim i VMRO DPMNE-së

Të ngjajshme

Të fundit