35.1 C
Skopje
E diel, 9 Gusht, 2026

Selami nga Gllumova: Koha e heshtjes ka mbaruar, shqiptarët janë bashkuar!

Banorët e Gllumovës pritën me entuziazëm dhe zemër të hapur kandidatët e Besëlidhjes AKI, duke krijuar një atmosferë të fuqishme ndryshimi dhe shprese, informon POPULLI.mk

Në fjalën e tij, Selami theksoi se shqiptarët nuk pranojnë më përbuzjen, padrejtësinë dhe degradimin, dhe se është koha për udhëheqje me integritet dhe përfaqësim që mban fjalën.

“Sot u dëshmua se koha e heshtjes ka mbaruar. Shqiptarët janë bashkuar për ta marrë në dorë të ardhmen e tyre,” tha Selami.

Banorët e Gllumovës treguan mbështetje të fuqishme për vizionin e AKI-së, duke sinjalizuar se AKI dhe lista e këshilltarëve për Qytetin e Shkupit janë gati për të përfaqësuar interesat e komunitetit shqiptar me përgjegjësi dhe integritet. / © POPULLI.mk