13.8 C
Skopje
E diel, 28 Shtator, 2025

Selami nga Konventa e AKI-së: “Më 19 tetor vjen fitorja e madhe, nuk ka më shkelje të të drejtave tona”

Në Konventën e Aleancës Kombëtare për Integrim, Abdulselam Selami falënderoi me respekt të veçantë qindra e mijëra pjesëmarrës që e bënë këtë ngjarje një ndër manifestimet më të mëdha politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, informon POPULLI.mk

Ai theksoi se AKI është e gatshme dhe e vendosur të triumfojë bindshëm, duke qenë e bashkuar dhe me një vizion të qartë për të ardhmen. “Ne jemi dhe do të mbetemi zëri i vërtetë i shqiptarëve në këtë vend. Zëri që nuk shitet, nuk shantazhohet, nuk hesht,” tha Selami.

Duke paralajmëruar ndryshimin e madh më 19 tetor, ai theksoi se kjo datë do të shënojë një kapitull të ri për shqiptarët. “Le ta themi qartë e fortë: nuk ka më shkelje të të drejtave tona! Të drejta që u fituan me gjak, me mund e me sakrificë të panumërta, dhe që askush nuk guxon t’i prekë,” u shpreh ai.

Në fund, Selami theksoi se vetëm me besim dhe kurajë do të bëhet ndryshimi i shumëpritur, duke e mbyllur fjalën e tij me thirrjen: “Rroftë populli!”. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit