15.8 C
Skopje
E diel, 11 Tetor, 2026

Shaip Kamberi e festoi fitoren me këtë mbishkrim…

Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, ka arritur që të mbledh mbi 12 mijë vota në zgjedhjet e së dielës që u mbajtën në Serbi, raporton Zeri.info.

Kurse lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, që kishte si kandidat Visar Mehmetin, që vjen nga partia e Shqiprim Arifit, ka arritur që t’i mbledh vetëm 1.400 vota.

Pas fitores, Shaip Kamberi ka bërë edhe reagimin e parë publik.

Kamberi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi, ku shihet ekipi i tij dhe anëtarët e tjerë të partisë me mbishkrimin “Marincat janë këtu”, raporton Zeri.info.

Theksojmë se ky është mandati i tretë i Kamberit në Parlamentin e Serbisë. Ai për herë të parë është zgjedhur deputet në vitin 2014 deri në vitin 2016. Më pas në zgjedhjet komunale të vitit 2016, ai u zgjodh kryetar i Komunës së Bujanocit ku shërbeu për katër vite. Por përsëri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Serbisë dhe për tre vite radhazi, Kamberi ka qenë mjaftë i zëshëm në parlamentin serb për shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ua bën shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Me fitoren e sotme (17 dhjetor 2023), Shaip Kamberi ka arritur që për herë të tretë ta sigurojë edhe një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

 

Burimi /Zëri