Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë – Aleksandar Shalenberg, Jan Lipavski dhe Mirosllav Vllahovski në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut sot do të kenë takime edhe në Kuvend.
Siç është bërë e ditur, Shalenberg, Lipavski dhe Vllahovski do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa pastaj edhe takime të ndara me anëtarë të grupit parlamentar të koalicionit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa pastaj edhe me koordinatorët e koalicionit qeveritar dhe partive opozitare relevante në Kuvend.
