Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri fton të gjithë nxënësit dhe prindërit që të aplikojnë deri me date 16 janar për përkrahjen financiare, informon POPULLI.mk
Për më shumë detaje lexo statusin e plotë të ministrit Shaqiri:
“Të dashur nxënës dhe prindër,
Ju që nuk keni aplikuar në dhjetor për përkrahje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të mundet të aplikoni këtë muaj deri më 16.01.2024. Kjo vlen edhe për juve që keni ndonjë ndryshim në statusin e të ardhurave nëse e tejkaloni shumën neto të rrogës 50.000 denarë, ndryshimet duhet ti paraqitni në shkollë.
Pagesa për muajin dhjetor do të kryhet ditëve në vijim:
Nxënësit e shkollave fillore që i kanë plotësuar kushtet do të përkrahen me nga 1200 denarë.
Nxënësit e shkollave të mesme që i kanë plotësuar kushtet do të përkrahen me nga 1800 denarë.
Çdo fillim-muaji do të ketë thirrje publike me qëllim që të aplikojnë ata të cilët në ndërkohë i plotësojnë kushtet ose nuk kanë arritur të aplikojnë në muajt paraprak.”
© POPULLI.mk
