Administrata amerikane pezullon trajtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, përfshirë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina. Departamenti i shtetit, ka theksuar se do ta ndalojë përpunimin e vizave për 75 shtete, emigrantët e të cilëve shfrytëzojnë ndihmë sociale nga taksapaguesit amerikanë në një nivel të papranueshëm të lartë.
“Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që emigrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit në X.
Sipas Ministrit të Jashtëm, Timço Mucunski vendimi nuk prek vizat turistike, biznesore apo vizat e tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë aplikuesit e vizave.
“Bëhet fjalë për pauzë për procedura që lidhen me viza për emigrantë, jo ndërprerje, jo listë të zezë, pauzë për procedura për viza emigrantësh dhe këtu mendoj se është korrekte që para opinionit të tregojmë se kjo nuk ndikon në procedurat tjera për dhënien e vizave për SHBA. Nëse jeni biznes, që dëshironi të udhëtoni në SHBA lirisht mund të aplikoni për viza, nëse jeni student që dëshiron të studiojë në SHBA ose të shkojë në ‘work and travel’ nuk ka asnjë pengesë për ju. Nëse doni të udhëtoni si turist, po ashtu do të mund të udhëtoni”, tha Timço Mucunksi, Ministër i Jashtëm.
LSDM akuzon se politikat e gabuara të pushtetit, po e rrezikojnë partneritetin strategjik me SHBA-të.
“Perimetri i Mickoskit e çoi Maqedoninë në të njëjtin nivel si Somalia…00:47 LSDM një periudhë më të gjatë paralajmëron për dëmin e politikave të gabuara të koalicionit të tenderëve DPMNE-ZNAM, që e rrezikon partneritetin strategjik me SHBA-të dhe integrimet në BE. Bashkëpunëtori më i afërt i Mickoskit në Qeveri është Ivan Stoillkoviqi, që ka qëndrime të hapura pro ruse dhe lidhje direkte me Moskën ”, tha Jon Fërçkovski, LSDM.
Ndërkohë presidenti amerikan Donald Tramp, madje ka kërcënuar edhe për anulim të shtetësisë, duke nënvizuar se Amerika do t’i fus në burg dhe do t’i kthejë në vendin nga ku kanë ardhur.
“Po ashtu do të anulojmë shtetësinë e secilit emigrant që ka fituar shtetësinë e vendit nga Somalia, ose nga kudo qoftë tjetër që është i dënuar për mashtrim të qytetarëve tanë. Do t’i largojmë nga këtu shpejt. Dhe nëse ju vini në Amerikë që të vidhni amerikanët do t’ju fusim në burg, dhe do t’ju kthejmë mbrapa në vendin nga ku keni ardhur”, tha Donald Tramp, President i SHBA-së.
Administrata e Trumpit ka ndërmarrë veprime për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe Departamenti për Punë të Brendshme tha muajin e kaluar se administrata amerikane ka dëbuar më shumë se 605.000 persona dhe 2.5 milionë të tjerë janë larguar vullnetarisht.
Vendimi i SHBA-së për pezullimin e shqyrtimit të vizave për migrim prek këto shtete:
Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizën, Butanin, Bosnjë e Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Domenikën, Egjiptin, Eritrean, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grinlandën, Guatemalën, Guinean, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgizinë, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kits dhe Nevisin, Shën Lucinë, Shën Vincentin dhe Gernadinën, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Urugain, Uzbekistanin dhe Jemenin./ Alsat.mk
