27.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit: Do të sulmojmë objektivat izraelite pa u ndalur

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjeneral major Abdolrahim Mousavi tha se ata do të vazhdojnë të sulmojnë objektivat izraelite pa u ndalur, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Mousavi vizitoi një bazë raketash që i përket Forcave Ajrore-Hapësinore të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit.

“Do të vazhdojmë pa u ndalur sulmet tona ndaj çdo objektivi që i përket regjimit pushtues sionist. Ne nuk shohim asnjë kufizim përpara nesh”, tha Mousavi.

– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.

Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.

Të ngjajshme

Të fundit