2.8 C
Skopje
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Shefi i TikTok: Nuk kemi ndarë kurrë të dhëna me Kinën

Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew pritet që të flasë para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Chew në këtë seancë do të argumentojë se aplikacioni, me 150 milionë qytetarë amerikanë që janë abonentë, nuk ka ndarë kurrë të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze, shkruan Reuters.

“TikTok nuk ka ndarë kurrë dhe as nuk ka marrë një kërkesë për të ndarë të dhënat e SHBA nga qeveria kineze,” tha ai.

Sipas tij, kompania mëmë e TikTok, ByteDance ,nuk zotërohet apo kontrollohet nga asnjë ent qeveritar apo shtetëror.

“Më lejoni ta deklaroj këtë kategorikisht: ByteDance nuk është agjent i Kinës apo i ndonjë vendi tjetër”, do t’i thotë komitetit Shou Zi Chew.

TikTok bëri të ditur të hënën se më shumë se 150 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara e përdorin aplikacionin popullor në baza mujore.

Të ngjajshme

Të fundit