Kandidatja për Asamble të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Shega Beqiri, ka prezantuar platformat e saj programore, të cilat i ka përmbledhur në “18 arsye për të më votuar”, informon POPULLI.mk
Beqiri, e cila garon me numrin 18 në listën e PDK-së (191), tha se vizioni i saj bazohet në udhëheqje të ndershme, transparencë dhe mbrojtje të interesit të qytetarëve mbi atë personal.
Në mesin e zotimeve të saj për qytetin e Prishtinës përfshihen: arsim cilësor dhe kushte më të mira në shkolla, kujdes më i madh për shëndetin publik, nxitje e investimeve për zhvillim ekonomik, mbështetje për familjet në nevojë, transport publik më efikas dhe mbrojtje të hapësirave publike.
Beqiri gjithashtu theksoi rëndësinë e përfaqësimit të barabartë të grave dhe burrave, fuqizimin e të rinjve në politikë, si dhe përkrahjen për artin, kulturën dhe sportin.
“Është koha për Prishtinën që e meritojmë”, u shpreh Beqiri, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor t’i japin mbështetje për të sjellë energji, ide të reja dhe freski në Asamblenë e Prishtinës. / © POPULLI.mk