18.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Sheikh Mishal Al Ahmad Al Jaber Al Sabah emir i ri i Kuvajtit

Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah bëri të martën betimin kushtetues si emir i ri i Kuvajtit, duke pasuar të ndjerin Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Jaber, raporton Anadolu.

“Emiri i vendit, Sheikh Mishal Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, mbajti fjalimin mbretëror pas betimit të tij kushtetues”, njoftoi Asambleja Kombëtare e vendit në X.

Më 16 dhjetor, princi Nawaf Al Ahmad Al Jaber Al Sabah ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Në të njëjtën ditë, kabineti shpalli Sheikh Mishal-in si emir të ri të Kuvajtit.

Të ngjajshme

Të fundit