Opinion – Shkruan Burhan Jakupi
Turqia dje realizoi edhe një festë të vërtetë të demokracisë me zgjedhjet e balotazhit për zgjedhjet presidenciale. Dalja si para dy javesh edhe dje ishte shumë e lartë me diku 87% ( diku 2% dalja me e ulët se para dy javësh).
Presidenti Erdoğan në avantazh të konsiderueshëm kundrejt Kilicdaroglu,
Erdoğan shpallë fitore me 52% të votave.
Kjo është Demokraci, për 2 orë të jep rezultatin e 56 milion votave. Këtë duhet të marin shembull shqiptarët që rrinë një muaj duke numëruar 1 milion vota.
Që nga viti 1994 kur filloi karrierën politike, presidenti Erdoğan në të gjitha zgjedhjet komunale, parlamentare dhe presidenciale që garoi, pavarësisht sfidave, komploteve e pengesave të jashtëzakonshme nga brenda vendit po edhe nga jashtë, që të gjitha i fitoi. Thjeshtë është Legjendë e vërtetë.
Pas fitores së djeshme, periudha pesë vjecare që pason pritet te jetë më e qetë, periudhë ku do të përmbarohen projektet e mëdha dhe do të betonizon trashëgiminë e jashtëzakonshme të arrijeve nga ekonomia tek shëndetësia, nga industria e mbrojtjes tek turizmi, nga politika e jashtme tek lufta me terrorin – e kështu do te len pas vetës një Turqi me dinjitet dhe kyç të zhvillimit e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Demokracia në praktikë në shtetin Turk
Në vetëm 5 orë nga mbyllja e kutive të votimit:
– 99.9% të votave numërohen apo mbi 56 milionë vota.
– Presidenti zgjidhet dhe shpallë fitoren,
opozita pranon humbjen dhe uron fituesin
– Asnjë ankesë rreth procesit të mbarëvajtjes së zgjedhjeve nga partitë politike apo vëzhguesit ndërkombëtar
– Mesazhe urimi nga e gjithë bota për presidentin Erdoğan
– Opozita mblidhet dhe në rend dite sjellin dorëheqjet dhe thirrin kongreset javët në vazhdim.
– Paralajmërim për krijim e qeverisë brenda pak kohësh nga Erdoğan dhe realizimi i programit zgjedhor….
Ora 00:00 dhe presidenti Erdoğan në Ankara në kompleksin Presidencial në prani të mbi 300 mijë mbështetësve edhe zyrtarisht reazlioi fjalimin e triumfit të zgjedhjeve. Është Mjeshtër i PR lidershipit politik.
Nga ana tjetër liderët botërorë nga të katër anët e botës prej Putinit tek Xi, prej Lula tek Modi, si dhe veçanërisht ata evropianë/Perëndimor duke përfshirë edhe Binden e Trump, Macron e Scholz, njëri pas tjetrit i ofrojnë mesazhin e tyre të urimit Erdoğanit sonte ku do ketë mesazhe urimi nga e gjithë bota.
Në fjalimin e tij Erdoğan paralajmëron ndryshime te mëdha në të gjitha sferat, që nga dita e sodit ku vlenë të përkujtojmë rastin e 570 vjetorit të çlirimit të Stambollit, Konstantinopojës së atëhershme, të cilën e çliroi Sulltan Fatih Mehmet më 29.05.1453 që është date madhështore për popullin Turk ku mbrëmë Erdogan gjatë fjalimit të tij pyeti; A jeni gati të marrim (Fitojmë) Stambollin?.
Në fjalimin tradicional të fitores nga ballkoni i selisë, Erdoğan tha se sot ka fituar Turqia dhe demokracia e saj ku ceku se:
“Ky rezultat zgjedhor është më se i mirëpritur për ne. Fitues nuk jemi vetëm ne. Fitues janë Turqija dhe demokracia”. Ai theksoi se fitues i këtyre zgjedhjeve janë të gjithë 85 milionë qytetarët turq. Dhe “Shpresoj të vazhdojmë të ndërtojmë dhe ringjallim “Shekullin e ri të Turqisë” së bashku”, tha Erdoğan.
Ai u ndal me disa fjalë edhe te raportimi i mediave perëndimore gjatë fushatës zgjedhore në Turqi, ndërsa rezultatin zgjedhor e quajti “humbje për mediat perëndimore”, të cilat u përpoqën ta “shkatërrojnë” nëpërmjet ballinave mediatike, që e luftuan në çdo mënyrë port ash pas fitores uruan presidentin Erdogan pa pike turpi, për ta përfunduar shkrimin thjesht Erdogan botës i tregoj leksione të demokracisë dhe i dha një SHPULLË OSMANE.