Çka është shëndeti mendor? Është ngjyra, toni dhe cilësia e zërit të mbrendshëm që definon, shoqëron njeriun nga fëmijëria shumë e hershme, është mënyra se si njeriu flet me veten dhe të tjerët, përceptimi i botës dhe realitetit. Ky zë ifluencon mendimet, ndjenjat dhe veprimet.
Ky zë pra gjendja e mbrendshme e njeriut pra fusha e studiimit të shëndetit mendor padyshim që është temë e vjetër sa njeriu i parë e nga natyra skajshmërisht abstrakte shumë vonë u bë fushë studiimi. Studimi është veprim për të cilin nevojitet kohë e lirë, është produkt i kohës të lirë rrjedhimisht duke e ditë se sistemi jetësor ishte i ndërtuar mbi gjueti e pastaj në bujqësi njerëzit ishin në dertin e mbijetesës. Ata që janë marrë me studiim kanë qenë prijësit fetarë dhe super të pasurit. Me industrializimin u shtua koha e lirë tek masa e gjerë dhe shkrim leximi filloi të bëhet më i çasshëm.
Të filloj nga shekulli i artë para erës tonë, besimi i kohës së atëhershme për çregullimet mendore ka qenë se shkaktarë janë shpirtërat e këqij dhe nga shpirtërat e këqinj tentoheshte të shpëtohet me rrahje të llojllojshme të personave, djegje të objekteve të ndryshme etj. Hipokrati i cili njihet si baba i mjeksisë ishte i pari i cili prezentoi hipotezën që epilepsia është një sëmundje e trurit dhe kështu hodhi temelet e para të observimit shkencor të çregullimeve mendore.
Në mesjetë në Europën e sunduar me sistem kishtar, dominant ishte mendimi se personat me çregullime mendore (skizofrenik, manik, histerik) janë djaj kështu që filluan të digjen për së gjalli ku vetëm në Skoci (BM) përcillet se janë djeg rreth 20.000 persona. Qytetërimi Perëndimor cilësonte si katastrofë këto fenomene dhe kishte sistematizim mizoresk për trajtim të personave të tillë. Nga ana tjetër në qytetërimet Lindore ka dëshmi që personat me çregullime mendore janë dërguar për rehabilim nëpër teqe ku kanë tentuar terapi me muzikë dhe ngjashëm.
Në modernizëm pra rreth shekullit XVII në Europë u vendos që doktorët medikal duhet të vendosin për fatin dhe trajtimin e personave me çregullime mendore. Këtu si shkëputje na kisha dhe shkencërizim i shëndetit mendor u themelua psikologjia si shkencë në vete në Universitetin e Leipzigut nga ana e Wundit. Ndërkohë Freudi me teorinë e tij që përthakonte
nënvetëdijen, konstruktimin e personalitetit me id (ana kafshore te njeriu), superego (shoqëria mbrenda njeriut) dhe ego (baraspesha e përplasjes së idit dhe superegos) dhe hipotezën e dëshirimeve seksuale të foshnjeve (oedipus dhe elektra) bëri bujë të madhe në Europë ku Freudi edhe u shpall baba i Psikologjisë.
Psikologjia – psyche (shpirt) dhe logos (shkencë) vazhdon të jetë shkencë sociale e cila miret me observimin e veprimeve njerëzore dhe mendimeve dhe emocioneve që i shkaktojnë ato veprime. Nga ana tjetër Këshillimi Psikologjik si psyche (shpirt) terapi nuk është shkencë është art i cili shërbehet nga informatat që i ofron psikologjia.
Këshillimi Psikologjik filloi në Boston, SHBA në vitin 1895 si këshillim i studentëve për orientime profesionale dhe karriere. Nga ky shërbim u detektua që orientimi në karrierë nxitet nga disa faktorë të ndryshëm individual dhe social dhe se njeriu që të orientohet në karriere njëherë duhet të kalon nga këshillimi psikologjik individual.
Këshillimi Psikologjik ose Psikoterapia mirret me krijimin e lidhjes së njeriut me zërin e mbrendshëm të tij. Kthimin e njeriut kah vetja e vet. Kuptimin e storjes, mundësi që njeriu të dëgjon dertin e vet dhe ta shenjtëron atë në mënyrë që të bëhet një me dertin. Art ku psikoterapisti me informatat profesionale që posedon stimulon tek personi që merr këshillim vetëbesim, vetë mjaftueshmëri, vetë respekt dhe aftësi për vetë zgjidhje të problemit. Ndoshta gjithçka që mund të ju premton këshillimi psikologjik është si të menaxhoni, si të jetoni me një dozë të palumturisë. Mua çdoherë më ka bërë shumë kureshtare zanafilla e asaj që e quaj zë i mbrendshëm. Kush na e mëson? A është origjinalisht zëri ynë ose përmbrendësim i një zëri të jashtëm? Zëri i cili neve na flet por ne nuk e dëgjojmë me shqisën e të dëgjuarit por me nënvetëdijën tonë është gjuha e ndjenjave që neve na janë mësuar para se të na mësohen fonemat e para. Poetja Louise Glück thotë që njeriu vetëm njëherë sheh botën, në fëmijëri e tjetra është vetëm kujtim.
Mendoj se është me rëndësi të madhe jetësore eksperienca e këshillimit psikologjik, hedhja e një shikimi jetës me qëllim që të vazhdohet më i përmbushur se kurrë më parë. Ndalja për pak në seancë dhe përqafimi i vetes. Njeriu i cili pastron llogaritë me veten rregullon në mënyrë briliante llogaritë me botën. Psikoterapia është arti i përballimit të sistemit, shërimit të kujtimeve dhe muhabetit terapeutik. Psikoterapia është arti i preventimit të dhëmbëve të pskiatrisë.