KF Shkëndija ka shkruar sërish historinë në futbollin vendor, duke u shpallur kampione e Maqedonisë për sezonin 2024/25. Ky është titulli i pestë në historinë e klubit nga Tetova, që vjen si rezultat i punës së palodhur, përkushtimit të madh dhe mbështetjes së vazhdueshme nga tifozët kuqezi, informon POPULLI.mk
Klubi ka falënderuar lojtarët, stafin dhe tifozët, të cilët edhe pse mungonin në tribuna, e bënë të ndjehej dashuria dhe përkrahja e tyre në çdo moment të sezonit.
“Historia shkruhet sërish në ngjyrat kuqezi. Kjo është për ju!”, thuhet në njoftimin e klubit, duke uruar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj arritjeje – nga futbollistët, stafi teknik, “Ballistët” e deri te qytetarët e Tetovës.
Titulli i këtij sezoni e forcon më tej pozitën e Shkëndijës si një ndër klubet më të suksesshme dhe më të dashura në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Urime kampionëve!
© POPULLI.mk
