6.8 C
Skopje
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Shkup / 119 dënime brenda 24 orëve

Gjithsej 119 masa janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në Shkup në aksionet e përforcuara të kontrollit në fushën e komunikacionit të cilat i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme. Siç bëri të ditur MPB, shtatë sanksione janë për vozitje pa patent shoferi, pesë për vetura të paregjistruara, tri sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Janë shqiptuar tetë masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, gjashtë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurisë, pesë masa për kalim në semafor të kuq.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në rrugë dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Të ngjajshme

Të fundit