6.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Shkup / 136 shkelje të rregullave në trafik

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (11.01.2024) ka vazhduar me kontrollet në territorin e qytetit të Shkupit me ç’rast janë shqiptuar gjithsej 136 gjoba, nga të cilat: 17 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mosvënien e rripit të sigurimit.

“Kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Burimi /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit