Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, përfshirë 34 sanksione për drejtim të automjetit më shumë se shpejtësia e lejuar, 14 masa për drejtim të automjetit pa patent shoferi, gjashtë sanksione për kundërvajtje që i bëjnë motoçiklistët.
Siç bëri të ditur MPB-ja, janë shqiptuar nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të kuq.
MPB përkujton se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
