6.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Shkup / Bastiset shtëpia e një polici, gjendet lëndë narkotike

Policët, të premten rreth orës 17:00, hynë në shtëpinë e një 25-vjeçari nga Shkupi me një urdhër për bastisje.

Sipas policisë, personi i cili jeton në Karposh dhe është koleg i tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është një polic i stacionit policor në Gjorgje Petrovi.

“Gjatë bastisjes, i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai u ndalua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi e përshtatshme”, njoftojnë nga MPB.

 

 

Burimi/Telegrafi/

Të ngjajshme

Të fundit