Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba, nga të cilat 15 për vozitje pa patentë shofer, shtatë për përdorim të celularit gjatë vozitjes, tri gjoba për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, nëntë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
