25.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Shkup / Gjobiten 165 vozitës, 18-të për tejkalim shpejtësie

Shkup / Gjobiten 165 vozitës, 18-të për tejkalim shpejtësie

0
301

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 165 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të policisë, janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit, 4 për vetura të paregjistruara, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 gjoba të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve.