1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

“Shkupi është shtëpia jonë”, Selami kandidon si bartës liste për zgjedhjet e 19 tetorit

Të dashur familjarë, miq dhe bashkëqytetarë të Shkupit

Me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, dua t’ju njoftoj se do të kandidoj si bartës i listës për këshilltar në qytetin e Shkupit, në zgjedhjet e 19 tetorit.

Këtë vendim e morëm bashkë me liderin tonë #AliAhmeti dhe Aleancën Kombëtare për Integrim “AKI” që të kontribuojmë në ndërtimin e një Shkupi më të drejtë, më modern, më gjithëpërfshirës dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët pa dallim. Falënderoj të gjithë për besimin e dhënë që më përzgjodhën për t’i prirë kësaj rruge.

✅ Zëri juaj do të përfaqësohet me ndershmëri.
✅ Problemet e përditshme do t’i trajtojmë me përkushtim.
✅ Vizionin për një qytet më të mirë do ta ndërtojmë bashkarisht.

Ftoj të gjithë ata që besojnë në ndryshim, në transparencë dhe në përfaqësim të denjë dhe të drejtë, të bëhen pjesë e kësaj rruge dhe së bashku ta ndërtojmë qytetin tonë.

🤝 Shkupi është shtëpia jonë, le ta bëjmë më të mirën #bashkë!

#ShkupiJONË
#ZëriYtNëKëshill
#AbdulSelamSelami

Të ngjajshme

Të fundit