Shkupi sipas matjeve ndërkombëtare të nivelit të ndotjes është radhitur në vendin e shtatë në botë në ranglistën prej 164 shteteve, bën të ditur faqja e specializuar për cilësinë e ajrit IQAir, përcjell INA.
Në vend të parë si qyteti më i ndotur ka qenë kryeqendra indiane Nju Dehli, më pas radhiten Karaçi dhe Lahore nga Pakistani. Matjet në Shkup janë bërë rreth orës 19:00, kur niveli i ndotjes ka qenë me indeksin 160. (INA)




