9.8 C
Skopje
E premte, 19 Prill, 2024

Shpallen konkurset për bursa për nxënësit e shkollave të mesme, aplikimet deri më 13 nëntor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurset për bursa për nxënës në arsimin e mesëm në vitin akademik 2022/2023. Janë nëntë lloje të bursave me vlerë mujore prej 3.500 denarë dhe përfituesit do t’i marrin ato për nëntë muaj, gjegjësisht derisa të zgjasë mësimi. Bursat për nxënësit romë ndahen në katër kategori dhe janë të shumave të ndryshme. Ju mund të aplikoni për të gjitha llojet e bursave nga sot deri më 13 nëntor 2022.

Një mijë e pesëqind bursa janë për nxënësit që regjistrohen në klasat e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me një numër të shtuar të orëve, sipas programeve të arsimit profesional nga shkollat ​​e mesme publike.

Pesëqind bursa janë të destinuara për nxënësit që zbatojnë planet mësimore dhe programet për aftësimin profesional dhe arsimin profesional në kohëzgjatje trevjeçare.

900 bursa për mbështetje sociale do të ndahen për nxënësit e shkollave të mesme publike. Ministria e Arsimit dhe Kulturës do të ndajë 240 bursa për nxënësit nga programet mësimore në profesionin hotelieri-turizëm, elektroteknik, ndërtim-gjeodetikë, bujqësi-veterinari, mekanikë dhe tekstile-lëkurë.

150 bursa janë të destinuara për nxënës të talentuar sportistë, 120 bursa do të ndahen për nxënës me nevoja të veçanta. Njëqind bursa janë për nxënës të talentuar nga arsimi i mesëm në degët e shkencave natyrore dhe teknike, 50 bursa për nxënës të talentuar në fushën e arteve dhe 50 bursa për nxënës – fëmijë pa prindër.

Gjithsej 920 bursa do të jepen për gjimnazistët romë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt. Këto bursa ndahen në katër kategori dhe kanë shuma të ndryshme mujore, nga 800 deri në 2200 denarë.

Në secilin nga konkurset e shpallura sot nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, janë përcaktuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit.

Procedura për aplikim për bursë digjitalizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. Nxënësit të cilët nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, duhet të plotësojnë një aplikim në letër (fletë regjistrimi) dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, drejtpërdrejt ose me postë të regjistruar me faturë kthyese në adresën bul. “Shën. Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup.

Të ngjajshme

Të fundit