8.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

“Shpirt opozitari – lakmi qeveritari”, nga cila anë do të pozicionet ASH-ja e Taravarit !?

Aleanca për Shqiptarët hyri në Qeveri pas konsultimeve në Tiranë me kryeministrin Edi  Rama. Pasi u vendos që Alternativa të largohet nga Qeveria duke ia marrë resoret për t’ia transferuar ASH-së, nuk mbeti gjë tjetër vetëm se numrat të rriten në Kuvend me një Qeveri më të zgjeruar.

Por, kohëve të fundit në partinë e dytë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veritu, Aleanca për Shqiptarët nuk janë punët mirë, së paku siq thonë zëra brenda-partiak, informon POPULLI.

Një pjesë e ASH-së nuk pajtohet me mendimet e Arben Taravarit i cili duket se nuk është i kënaqur nga kjo Qeveri, e nga ana tjetër është ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i cili ka një përkrahje të madhe brenda partisë.

“Dy koka të njëjta me mendime ndryshe”. A do t’i bëjë problem në të ardhmen e afërt ASH-së kjo çasje e dy figura më të larta të partisë. Disa nga të larguarit e partisë nuk pajtohen me vendimet e të dyve dhe janë shprehur se për disa kohë kjo mund të çojë edhe në përçarjen e partisë, ashtu siç ndodhi në BDI, AAA dhe LB. / POPULLI

Të ngjajshme

Të fundit