16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shqipëri / Protesta para MPB-së për vdekjen e Lear Kurtit!

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje para Ministrisë së Brendshme, për të protestuar për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

“Kupa u mbush”, “policisë po i ngelin në dorë djemtë shqiptarë”, janë disa nga pankartat e tyre.

Ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e rastit të të riut që ndërroi jetë në duart e policisë dy netë më parë.

Protestat civile para Ministrisë së Brendshme kanë qenë të përsëritura gjatë muajve të fundit. Në muajin korrik, ata protestuan për vdekjen e Jonadës, që u godit për vdekje nga gomonia që drejtonte polici Arjan Tase në plazhin e Potamit në Himarë.

Si humbi jetën Lear Kurti?

Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:00, Lear Kurti ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte por 32 vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32- vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se I riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.

Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatuan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes./ Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit