30.8 C
Skopje
E premte, 19 Korrik, 2024

Shqipëria e vërtetë ekziston vetëm në futboll

Shkruan: Daut Dauti, Londër

Fitorja e kombëtares së Shqipërisë dhe barazimi i asaj të Kosovës ka krijuar një dallgë të madhe të emocioneve te shqiptarët. Kjo nuk është eufori. Është një fenomen natyror ku shqiptarët e shfaqin kënaqësinë duke vërtetuar se janë zgjuar dhe janë duke u bërë të rëndësishem dhe jo vetëm në sport (futboll).

Por, futbolli, për shkak të fuqisë së masovizimit, është mënyra më efikase e demonstrimit kolektiv të ndjenjave që ka një shoqëri. Natyrisht që në këtë dallgë janë përfshirë edhe dy yjet botërore të futbollit, Xhaka dhe Shaqiri, që luajnë për Zvicrën. Ata me shpirt ishin për Kosovën dhe merita e barazimit mes Kosovës dhe Zvicrës është e tyre për shkak se nuk deshtën të luajnë, siç luajnë përherë.

Pozita e tyre mes dy zjarreve, nuk është e lehtë. Megjithatë, kombëtarja e Shqipërisë është bërë fuqi e rëndësishme për shkak se në gjirin e saj ka pranuar futbolllistë nga të gjitha trojet shqiptare. Momentalisht, Shqipëria e vërtetë ekziston vetëm në futboll dhe kjo nuk është diçka e zakonshme dhe e parëndësishme. Ky është një zgjim i shqiptarëve, i manifestuar në futboll, që po e kërkon kallëpin e vet, që i është mohuar gjatë shekullit të fundit.

Të ngjajshme

Të fundit