-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Shqiptohen 247 kundërvajtje trafiku në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 247 kundërvajtje, prej të cilave 74 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 10 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer.

Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, shtatë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, kumtoi MPB.

Të ngjajshme

Të fundit