Një shtetas grek është ndaluar në pikën kufitare Bogorodicë për dhënie ryshfeti, njofton MPB.
“Sot pasdite rreth orës 17:45, shtetasi grek tentoi të hynte në vend me një makinë Peugeot 206 me targa gjermane, por nuk kishte karton jeshil. Për të kaluar kufirin i ka ofruar policit 20 euro. Kur nga një punonjës policie i është thënë se duhet të nxjerrë një karton jeshil, ai ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe më pas i ka ofruar ryshfet prej 20 euro punonjësit të policisë”, njofton MPB.
Greku është ndaluar, ndërsa policia thotë se do të bëjë kallëzim penal për ryshfet në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli.
