17.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Shteti në zi, por tek Qendra Sportive “Boris Trajkovski” dikush organizon ngjarje me mbi 300 vetura që bëjnë “drift”

Drejtori i Qendrës sportive Boris Trajkovski ka postuar një video nga para palestrës, ku sipas tij po mbahet drifting me 300 vetura.

Ata i raportuan se do të filmonin një videoklip. Ka pasur dhjetëra përplasje dhe dëmtime nga drifting.

“Turp dhe haram!” Në një ditë kaq të trishtë, kur i gjithë vendi mban zi për humbjen e 60 fëmijëve, dikush mendoi të organizonte një ngjarje drift me mbi 300 automjete dhe ata raportuan “xhirimin e një videoje”. Po ashtu, dhjetëra përplasje dhe dëmtime janë shkaktuar në parkingun e Qendrës sportive “Boris Trajkovski”. Këtë nuk e kam lejuar as nuk do ta lejoj kurrë! Mirënjohje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Stacionit Policor Karposh për reagimin e shpejtë dhe shpërndarjen e këtyre qytetarëve të pakujdesshëm, pas denoncimit tim si drejtor i PS “Boris Trajkovski”. Një apel për të gjithë qytetarët që të respektojnë ditët e zisë dhe të sillen në mënyrë sa më humane. Viktimat dhe familjet e tyre meritojnë paqe dhe respekt”, ka shkruar Apostolovski.

Të ngjajshme

Të fundit