Teksa sot pritej të vendosej nëse do kalonte dosja për gjykim, GJKKO ka shtyrë seancën për kreun e PD Sali Berishën.
Seanca është shtyrë për datën 19 maj. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi para gazetarëve se kanë kërkuar revokimin e vendimit të gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzoi të gjitha kërkesat e mbrojtjes për pavlefshmëri të akteve, por kjo kërkesë u rrëzua.
“Sot ishte seanca ku ne vijmë nga një rrëzim kërkese për përjashtimin e gjyqtares, Flojera Davidhi, një vendim i çuditshëm, ku kërkesa është bërë nga ne avokatët dhe është gjobitur zoti Berisha pa pasuri firmën e tij. Është gjobitur me 10 mijë lekë të reja.
Ndërkohë që nuk është ai firmëtari i kërkesës. Kjo është një lajthitje e gjykatës. Ne sot vazhduam, i dhamë mundësinë kësaj gjykatë që të revokonte vendimin për pavlefshmëri që ne kemi ngritur, për ta sjellë këtë proces në shina, por gjyqtarja e rrëzoi këtë kërkesë. Ne njoftuam gjykatën që do bëjmë kërkesë për pavlefshmërinë e gjithë vendimmarrjes së Irena Gjokës, sepse ne kemi vendimin e gjykatës greke për dënimin e saj.
Edhe këtë kërkesë, pavarësisht se ne kërkuam kohë për ta formalizuar këtë kërkesë, ajo e rrezon. Mbi këtë bazë kemi kërkuar një përjashtim tjetër. Për të marrë vendimin e përjashtimit të gjyqtares Irena 2, ne na u dha koha dhe seanca u caktua në datën 19 maj në orën 11:30”, tha avokati.
Top Channel
