12.8 C
Skopje
E martë, 6 Maj, 2025

Shuhet ëndrra e madrilenëve për një tjetër “remuntadë”, Arsenali në gjysmëfinale!

Përfundon ëndrra e Real Madridit për një tjetër “remuntadë” spektakolare! Në një mbrëmje emocionuese në “Santiago Bernabeu”, Arsenali tregoi karakter dhe qetësi, duke mposhtur “Los Blancos” me rezultat 1:2, dhe kështu siguroi një vend në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 1:5, shkruan POPULLI.mk

Pas fitores bindëse 3:0 në “Emirates”, Arsenali nuk erdhi për t’u mbrojtur në Madrid. Bukayo Saka zhbllokoi rezultatin, duke i lënë të shtangur tifozët vendas. Edhe pse Vinicius Jr. barazoi përkohësisht dhe riktheu shpresat për Realin, Martinelli i vulosi llogaritë me një gol të shkëlqyer në pjesën e dytë në fund të takimit.

“Remuntada” mbeti vetëm një ëndërr për madrilenët, të cilët kësaj here hasën në një Arsenal të pjekur, të disiplinuar dhe të pamëshirshëm edhe si mysafir.

Me këtë paraqitje, “Topçinjtë” dërgojnë një mesazh të qartë: ata janë seriozë në synimet e tyre për të shkuar deri në fund! / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit

sqenmktr