Zjarri që para orës 4 të mëngjesit shërtheu në një servis makinash në afërsi të Pintias, në Komunën e Kisella Vodës, u shua para orës 6, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
“Brigada e zjarrëfikësve e Qytetit të Shkupit menjëherë u nis në vendngjarje me tetë automjete, dhe pas një beteje të vështirë me flakët, zjarri u shua para orës 6”, theksoi DMSH-ja për zjarrin që shpërtheu mbi fabrikën e qelqit në vendin e quajtur Kamenik.
DMSH-ja theksoi se bëhet fjalë për një “zjarr të rëndë”, pasi në servisin e automjeteve ka pasur disa makina, vajra dhe lëndë të tjera të ndezshme. Siç theksoi, falë reagimit të shpejtë dhe të kujdesshëm të gazetares së TV 24, Enxhi Nikolloska, e cila banon afër dhe e raportoi zjarrin, është parandaluar një katastrofë edhe më e madhe.
Nikolloska për MIA-s deklaroi se kishte dëgjuar një zë që i ngjante të shtënave dhe kur pa se bëhej fjalë për zjarr dhe nga ku kishin shpërthyer flakët, e raportoi menjëherë.
“Pasi e raportova, pati një reagim të shpejtë nga zjarrfikësit, të cilët erdhën me automjetet e tyre, kishte edhe polici, ishte edhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. Erdhi edhe ndihma e shpejtë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar – ka vetëm dëme materiale. Zjarri tani është shuar”, tha Nikolloska.