-0.2 C
Skopje
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e sotme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike në Kosovë.

Sipas 99.26% të votave të numëruara:

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,80% të votave dhe pritet të ketë 56 deputetë,

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,21% të votave, pritet të sigurojë 23 deputetë,

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,76% pritet të ketë 15 deputetë,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,73% të votave, pritet të ketë 6 deputetë,

Sa i përket metodologjisë së shpërndarjes së mandateve, mbetet të konfirmohet nëse është përdorur metoda D’Hondt, e cila është standarde në Kosovë, si dhe nëse në këtë përllogaritje janë përfshirë të gjitha 120 ulëset e Kuvendit apo vetëm ato të përgjithshme, pa ulëset e rezervuara.

Të ngjajshme

Të fundit