Padyshim që shqiptarët kësaj radhe dolën fitues në zgjedhjet zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Duke pasur parasysh numrin e votuesve nga dalja në këto zgjedhje shqiptarët numërojnë gjithsej 204,259 vota, shkruan POPULLI.mk
Kandidati shqiptar i Frontit Europian, Bujar Osmani ka fituar 120,903 vota ndërsa kandidati nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka grumbulluar 83,356 vota. Në rast se shqiptarët do të dilnin në këto zgjedhje me vetëm një kandidat atëherë padiskutim do të ishin në balotazh me kandidaten nga radhët e VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska e cila grumbulloi 362,682 vota. Kështu kandidati shqiptar do t’ia kalonte kandidatit nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski i cili arriti të grumbullojë 180,306 vota.
Me vetë faktin se dalja e shqiptarëve në këto zgjedhje ka qenë e madhe na lë të kuptojmë se shqiptarët në Maqedonië e Veriut padyshim mund të garojnë për ta fituar edhe presidentin e vendit në të ardhmen e afërt.
Shqiptarët në zgjedhjet presidenciale fituan në 16 komuna. Bujar Osmani fitoi në 15 komuna dhe Arben Taravari në 1 komunë. Kandidatja nga radhët e VMRO-së, fitoi në 60 komuna, kandidati nga radhët e LSDM-së, në 3 komuna dhe kandidati i ZNAM, në 1 komunë. / © POPULLI.mk