30.7 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Si përfitojnë studentët nga “karta rinore” ?

Këshilltarja e ministrit të Kulturës, Dorotea Deshishku, në emisionin “Ora e pasdites”, ka folur për kartën rinore dhe përfitimet që do t’i kenë të rinjtë nga ajo.

Në bashkëbisedim me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi, Deshishku tha se të rinjtë këtë kartë mund ta marrin pa pagesë nga qeveria e Kosovës, me anëtarësimin në organizatën evropiane të kartës së të rinjve.

“Këshilli i Evropës ka vendos që të rinjtë evropianë të identifikohen me një kartë, ne po e quajmë kartë por ajo është si lloj letërnjoftimi që do të thotë unë jam një i ri në Evropë. Karta rinore vlen nga mosha 15 vjeçare deri në moshën 29 vjeçare. Kartela do të jetë 100 për qind pa pagesë për të rinjtë tonë, ka raste ku në disa shtete të tjera është një shumë modeste që të rinjtë duhen me pagu për me e pas kartën”, deklaroi Deshishku.

Për më shumë, klikoni në linkun e mëposhtëm: