15.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Si u rrënua Perandoria që shkatërroi shpresat e qytetarëve?

Perandoria e BDI-së u rrënua, duke lënë pas një trashëgimi të errët të korrupsionit, keqpërdorimeve dhe politikave që shkatërruan besimin e qytetarëve.

Shkruan POPULLI.mk

Lojërat e fatit, një industri që mbolli varfëri dhe dëshpërim, u ndaluan, duke i dhënë fund një epoke të manipulimeve dhe marrëveshjeve të fshehta.

Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, figurat kryesore të këtij rrjeti të interesave të dyshimta, janë “zhdukur” nga skena publike, por hijet e tyre mbeten në këtë skandal. Hetimet nxorrën në dritë keqpërdorimin e 8.2 milionë eurove nga Grubi dhe Bajrami, fonde që duhet t’i shërbenin qytetarëve, por përfunduan në xhepat e pushtetarëve të papërgjegjshëm.

BDI u fundos, duke u dënuar nga vetë populli që nuk pranoi më politikat që e varfëruan dhe e lanë pa perspektivë. Ndërsa qytetarët luftonin për një pagë minimale, pushtetarët e së kaluarës u pasuruan, duke ndërtuar pasuri marramendëse përmes tenderëve të dyshimtë dhe marrëveshjeve të errëta me industrinë e lojërave të fatit.

Sot, ish-funksionarët e BDI-së janë bërë multimilionerë nga tenderët që shkatërruan shpresat e një populli të tërë. Por e vërteta nuk mund të fshihet përgjithmonë. Dënimi i tyre më i madh është gjykimi i historisë dhe i popullit që nuk do të harrojë. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit