Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar padi ndaj zyrtarit të Listës Srpska, Sllavko Simiq, “për incizimin dhe publikimin e incizimit të jashtëligjshëm”, duke thënë se ato janë akte penale në njërën anë dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër.
Ky veprim i saj erdhi pas publikimit të një bisede të saj me Simiqin në zyrën e saj në Kuvendin e Kosovës.
Pas kësaj padie, për T7 ka folur zyrtari i Listës Srpska, Sllavko Simiq, i cili mohon akuzat e ngritura nga Kusari-Lila.
“Ndonëse kam qenë nën presionin e mediave për t’u shprehur që në fillim të publikimit të komunikimit të përmendur, aludimet e fundit se unë jam prapa regjistrimit dhe publikimit të bisedave tona, që absolutisht nuk janë të vërteta, më detyrojnë të mohoj gënjeshtrat me të cilat Mimoza Kusari-Lila dëshiron të largojë vëmendjen nga fakti se nga Lista Srpska dhe Milan Radojiçiq ka kërkuar mbështetje. Në emër të kujt dhe me urdhër të kujt, ajo e di më së miri. Ndoshta pikërisht nga frika e regjistrimeve të reja arsyeja e kësaj gjuetie mediatike kundër Listës Srpska, mua dhe zotit Radoiçiq, është heshtja dhe nëpërkëmbja e së vërtetës”, ka thënë ai.
Ai me ngulm pretendon se Kusari-Lila ka folur disa herë me Milan Radojiçiq, i sanksionuar nga SHBA dhe i kërkuar më herët nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviq.
që të mbështesin zgjedhjet e personelit për postet më të larta në Prishtinë, zgjedhjet e personelit për agjenci të ndryshme, por edhe proceset legjislative që u penguan nga opozita. Dhe kjo nuk është e gjitha. Me Radojiçiq ka pasur biseda të gjata edhe për shumë e shumë tema dhe procese të tjera aktuale jashtë Parlamentit dhe për çka e di më së miri, ndoshta një ditë opinioni do të informohet për të gjitha detajet”.
Simiq deklaroi se Kusari-Lila njëherë e pati caktuar një pauzë për të pasë mundësinë që të flasë me Radojiçiqin.
“Dëshiroj t’ia rikujtoj bashkëbisedueses time se gjatë seancave të caktuara parlamentare caktoi një pauzë për të pasur rastin të bisedojë me Radojiçiq dhe të kërkojë prej tij mbështetjen e Listës Srpska, e cila ishte e nevojshme për funksionimin e saj në atë moment”.
