18.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Sizmologët: T*rmeti në Nikël pjesë e një aktiviteti që nisi më 6 qershor

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter goditi vendin tonë në orën 5 të mëngjesit të kësaj të marte.

Epiqendra ishte në fshatin Nikël të Krujës, por lëkundjet u ndien në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.

Sizmologët e Institutit të Gjeoshkencës thonë se shenjat ky tërmet i kishte dhënë që prej fillimit të muajit.

“Kishte një magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, i lokalizuar 7 km në veriperëndim të Kamzës, pra pranë kryeqytetit. Nga vlerësimet e deritanishme kemi parë që aktiviteti në këtë zonë ka nisur prej datës 6 qershor dhe në total ka pasur 27 paragoditje. Është ende duke u analizuar nëse goditja e sotme ishte kryesorja”, thotë sizmologu Damiano Koxhaj.

Edhe pse Shqipëria kategorizohet si vend sizmik i moderuar deri i lartë, ky fenomen për kryeqytetin ishte i veçantë për shkak të afërsisë me Tiranën dhe thellësisë.

“Përgjatë territorit ne kemi aktivitete të vogla sizmike. Është një fenomen i zakonshëm për territorin e vendit tonë, për kryeqytetin është një event, për këtë distancë të afërt me kryeqytetin pak i veçantë”.

Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik, pasi po regjistrohen edhe pasgoditje.

“Fakti që vazhdojmë të kemi pasgoditje në bazë të frekuencës dhe magnitudës që ato kanë, është një tregues pozitiv deri tani që situatë mund të shkojë drejt qetësisë”.

Lëkundjet e kësaj të marte nuk shkaktuan dëme materiale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Të ngjajshme

Të fundit