2.8 C
Skopje
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Skandal në futbollin turk, arre’stohen 8 persona, përfshirë presidentin e Eyupspor

Autoritetet turke kanë arrestuar tetë persona, përfshirë presidentin e klubit Eyupspor, Murat Ozkaya, në kuadër të një hetimi të gjerë për baste të paligjshme në futboll.

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka pezulluar 1,024 lojtarë nga të gjitha ligat, përfshirë 27 futbollistë nga Superliga, mes tyre edhe nga klubet e mëdha si Galatasaray dhe Besiktas.

TFF njoftoi se ka kërkuar nga FIFA një periudhë të veçantë 15-ditore për transferime, në mënyrë që klubet të mund të zëvendësojnë lojtarët e pezulluar. Ndërkohë, ndeshjet në ligat e dytë dhe të tretë janë pezulluar për dy javë.

Ky zhvillim vjen pas një hetimi tjetër që zbuloi se qindra gjyqtarë turq kishin vënë baste në ndeshje futbolli. Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e ka quajtur këtë situatë një “krizë morale në futbollin turk”.

Të ngjajshme

Të fundit