Gjergj Kastrioti dhe Huniadi ishin aleat në mes vete, më saktësisht ata ishin dy rojet e civilizimit europian.
Një herë pas marrëveshjes që bënë me Gjergj Kastriotin për t’iu bashkuar Huniadit në betejën e Varnës, Gjergji i Madh pas konsultimeve me princat tjerë të kuvendit të Lezhës i premtoi atij mbështetjen e tij të plotë në atë betejë.Por, pasi ishte nisur ai u pengua nga despoti serb, dhe u vonua në atë betejë, saqë Huniadi e humbi betejën.
Ndërkaq ushtarët e tij të mbetur pasi kishin humbur udhën u takuan me Gjergj Kastriotin i cili i priti ata miqësisht i dha bukë ,kryp dhe i ofroi udhëtimin për në atdhe të tyre duke i zbrit në Raguzë për të vazhduar ata drejt atdheut të tyre Hungarisë, Thuhet se ata e falënderuan aq shumë sa nuk ndaheshin nga ai prej përqafimeve dhe mirënjohjes për të madhin e arbërisë Gjergj Kastrioti.