Instituti Stratum R&D ka realizuar një anketë me +1.200 qytetarë shqiptarë, duke matur preferencat e tyre politike në rast se zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër, informon POPULLI.mk
Sipas rezultateve të anketës, 34% e të anketuarve janë shprehur se do të votonin për VLEN-in, ndërsa 30% kanë deklaruar mbështetje për BDI-në. Të dhënat tregojnë një garë të ngushtë mes dy subjekteve politike kryesore që përfaqësojnë elektoratin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Rezultatet e këtij sondazhi pasqyrojnë gjendjen aktuale të opinionit publik dhe preferencat e votuesve shqiptarë në këtë periudhë, duke ofruar një pasqyrë mbi trendet politike para një procesi të mundshëm zgjedhor. / © POPULLI.mk



