0.8 C
Skopje
E hënë, 2 Mars, 2026

Sonte “El Clasico”, Real Madridi pret në shtëpi Barcelonën

Reali i Madridit dhe Barcelona do të gjejnë njëra-tjetrën përballë të dielën, pasi kanë lënë pas krahëve një mesjavë të përvuajtur në Ligën e Kampioneve.

Reali doli mirë, pasi u kualifikua për në gjysmëfinale, por ata mbërrijnë më të lodhur. Edhe Barcelona konsumoi energji pasi luajti për më shumë se një orë me dhjetë lojtarë.

Përtej problemeve e ngarkesës, për Klasiken të gjithë duan të jenë. Sa i përket pezullimeve, Reali dhe Barcelona vijnë në këtë ndeshje pa asnjë lojtar të pezulluar. Barça gjithashtu vjen e plotë, me të gjithë lojtarët të gatshëm.

Nga ana tjetër edhe Reali duket në rregull përtej dëmtimeve afatgjatë të Alaba e Kurtua. Dyshimi i vetëm i “los blancos” është Karvahal.

Të ngjajshme

Të fundit